Categories Lajme

EMRI/ Ja kush është “i forti” i Golemit që kërcënoi pushuesin pse po bënte plazh para çadrave të tij

Jugu i Shqipërisë është thuajse bosh edhe gjatë këtyre javëse që konsiderohen si kulmi i sezonit të turizmit në vend. Shkaku i një realiteti të tillë kërkohet nga disa faktorë, të cilët lidhen me rritjen e madhe të çmimeve, largimin e të rinjve nga vendi, të cilët ishin vizitorët më të shumtë në jug, alternativat e tjera si Greqia apo Turqia, por edhe babëzia e pronarëve të restoranteve dhe bareve me çmimet e tyre të çmendura.

Kjo verë do të bëhet mësim për babëzinë e jugut, por duket se nuk rrinë pas edhe disa individë që kërcënojnë qytetarët në punë të vetë edhe në Golem. Gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku një i ri 30-vjeçar, i quajtur Fatjon Shehu sipas verifikimeve të bëra nga abcnews.al kërcënon me jetë një pushues i cili ka vendosur një karrige dhe po merr rreze disa metra para vendit ku ai kishte çadrat.

“Çohu ik nga këtu se të q* rracën, të marr me shpulla”, i thotë ai qytetarit, dhe në një moment përpiqet t’i marrë dhe celularin qytetarit që po përpiqej të filmonte situatën e pakëndshme, me të cilën po përballej.

Policia e ka marrë në pyetje Fatjon Shehun nga Kavaja, për të dhënë sqarimet në lidhje me ngjarjen në fjalë, e cila ka ndodhur disa ditë më parë. Siç ka konstatuar policia, përveç kërcënimit verbal dhe të sharave, i “forti” i Golemit nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj pushuesit që ishte në qejfin e tij. Materialet i janë referuar prokurorisë dhe “i forti” i Golemit është proceduar për prishje të rendit dhe qetësisë publike duke u ndjekur në gjendje të lirë.

Raste të tilla duhen ndjekur me përgjegjësi nga organet e rendit pasi personazhe si Mihal Kokëdhima, të rinjtë që ngritën pushuesit suedezë nga plazhi i Palasës, ky Fatjoni i Golemit dhe fatjonër të ngjashëm janë faqja e zezë e turizmit shqiptar.ABC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME