Categories Lajme

Emri\ Makina përplas për vdekje këmbësorin në Maliq

Aksident me një të vdekur në aksin rrugor Korçë-Maliq. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Pocestë në afërsi të një lokali.

Viktima Petraq Premti, inxhinier minierash ka qënë duke dalë nga një lokal së bashku me persona të tjerë kur është përplasur nga një mjet që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Goditja ka qënë aq e fortë sa e ka hedhur në ajër dhe e ka tërhequr zvarrë për gati 100 metër duke i shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e aksidentit ndërkohë që ka shoqëruar në polici Skerdi Konica drejtuesin e mjetit për tu marrë në pyetje për aksidentit e ndodhur. Duhet thënë se kryqëzimet e këtij aksi përfshi edhe këtë të fshatit Pocestë mbeten të rrezikshëm. Ky kryqëzim gjatë viteve të fundit ka regjistruar disa aksidente me pasojë vdekjen.

Njoftim i Plotë: Maliq/Informacion paraprak Më datë 10.02.2022, rreth orës 18:20, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtmi, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin S. K., rreth 25 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, ka aksidentuar këmbësorin P. P., rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur v dekjen. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME