Categories Lajme

Emri/ Ndahet nga jeta pedagogu i njohur, krijuesi i Departamentit të Farmacisë

Ditën e sotme, në moshën 81-vjeçare është ndarë nga jeta Prof. Dr. Skënder Durrësi. Lajmin e trishtë e kanë dhënë kolegët e tij të Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë.

“Të nderuar kolegë, Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta në moshën 81 vjeçare të Prof. Dr. Skënder DURRËSI. Prof. Skënderi lindi në qyteti e Tiranës. Në vitin 1967 përfundoi studimet universitare për farmaci në Universitetin e Tiranës. Për dy vjet punoi si përgjegjës i repartit të përgatesave për injeksion pranë Profarmës. Në gusht 1969 është emëruar pedagog në degën e Farmacisë të Universitetit të Tiranës. Nga 1983 deri më 1991 ka qënë anëtar i Kolegjumit të Ministrisë së Shëndetesisë, kurse nga 1989 deri më 1993 ka qënë zëvendës dekan i Fakultetit të Mjekësisë.

Nga viti 1992 deri në vitin 2004 ka qënë kryetar i Shoqatës Farmaceutike Shqiptare. Për një periudhë dyvjeçare (1993-1995) ka drejtuar Komisionin e Nomenklaturës së Barnave. Nga viti 1992 deri në vitin 1999 ka qënë Përgjegjës i Departamentit të Farmacisë pranë Fakultetit të Mjekësisë, të Universitetit të Tiranës.

Gjatë vitit akademik 2005-2006 ka qënë dekan i Fakultetit të Farmacisë dhe Stomatologjisë në Universitetin “Kristal”, kurse nga viti akademik 2006-2007 ka drejtuar Departamentin e Farmacise në Albanian University.

Në Dhjetor 1992 është zgjedhur president nderi i Shoqatës Farmaceutike Ndërkombëtare “Donna Internazionale”, me seli në Padova të ltalisë, kurse më 1994 është zgjedhur anëtar i Shoqatës Shkencore Farmaceutike të Rumanisë.

Prof. Skënderi ka botuar 18 tekste universitare, e pasuniversitare, 2 monografi, dhe një varg artikujsh shkencore në revistat shkencore të vendit e të huaja, si dhe ka referuar shumë herë në veprimtari shkencore brenda e jashtë vendit. Qëndra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh e ka shpallur “Njeriu Ndërkombëtar i Vitit për 1998/1999 dhe “Një nga 2000 evropianët e shquar të shekullit 21”, ndërkohë që Instituti Amerikan i Biografive e ka shpallur “Njeriu i vitit 1998″.

Urdhi i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, të afërmve, kolegëve dhe gjithë të dashurëve të tij. Përcjellja për në banesën e fundit e Prof. Skënderit bëhet ditën e hënë datë 01.03.2021, ora 15:30, në Sharrë. Qoftë i paharruar kujtimi i tij!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME