Categories Lajme

EMRI/ Ngjarje e rëndë në Elbasan, 44-vjeçarja vritet me sëpatë nga kunati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kusarth të Elbasanit, ku një 44-vjeçare, e identifikuar si Alma Qevani, është goditur për vdekje me sëpatë nga kunati i saj (burri i motrës).

Policia bën me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 58-vjecarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.

Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në ndjekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME