Categories Lajme

Atentati në Vlorë/ 36-vjeçari u qëllua nga një ‘Range Rover’, autorët i bënë pritë (Detaje)

Atentat i mirëmenduar ai i Vlorës por pa mundur që të neutralizojnë shënjestrën e tyre.  36-vjeçari Diego Hanaj mori një plagë plumbi në dorë, pasi ndaj tij u qëllua nga një automjet tip ‘Range Rover’, ndërsa dyshohet se në ngjarje ka marrë pjesë edhe një makinë tjetër.

Autorët i kishin zënë pritë Hanajt në lagjen Pavarësia, pranë një kryqëzimi dhe pak metra nga shtëpia e tij.  I riu i shpëtoi të shtënave vetëm me një gërvishtje në dorë. Nisur nga dinamika e ngjarjes, dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë me qëllim vrasjen e 36-vjeçarit Diego Hanaj.

Zona ku ndodhi atentati është maft e populluar dhe me kamera sigurie të bizneseve, pamjet e të cilave mund të ndihmojnë grupin hetimor për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët. Janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë qenë dëshmitar në momentin e atentatit.

Në vendngjarje ndërkohë policia ka gjetur 4 gëzhoja si dhe është vendosur perimetri i sigurisë e po punohet për grumbullimin e sa më shumë provave materiale. Ndërkohë, rruga ku ka ndodhur ngjarja është e bllokuar dhe ndalohet kalimi i makinave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME