Categories Lajme

EMRI: Prokuroria e Durrësit i sekuestron shijaksit 6 apartamente, 4 makina dhe 3 llogari bankare

Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar sekuestrimin e gjashtë apartamenteve, tre llogarive bankare dhe katër automjeteve.

Sekuestro preventive është vendosur për pasuritë e shtetasit nga shijaku Klejdi Avdyli dhe familjarëve të tij.

Avdyli është arrestuar në vitin 2019 në Durrës dhe më pas është ekstraduar në Itali, ku akuzohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës në disa raste.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 274 të K. Pr. Penale si dhe ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, datë 20.03.2014, nr. 70/2017, datë 27.04.2017), me vendimin nr. 573, datë 18.09.2022, ka vendosur:

-Të caktojë si masë sigurimi pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit K.A dhe të familjarëve të tij.

Për këto arsye në mbështetje të vendimit të mësiperm si dhe të neneve 462,463 të K.Pr.Penale është urdhëruar:

1.Ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit penal Nr. 573, datë 18.09.2022 të Gjykatës Shkallës së Parë Durrës për pasuritë e shtetasit K.A dhe familjarëve të tij:

Pasuritë e sekuestruara:

  • Garazhd me sipërfaqe 160.91 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 58.36 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 59.61 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 114.5 m2, ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit I.A dhe E.A;
  • Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;
  • Automjet me targa AA____, në pronësi të shtetasit K.A;
  • Automjet me targa AA____, në pronësi të shtetasit K.A;
  • Motomjet me targa AY____, në pronësi të shtetasit K.A;
  • Automjet me targa AA____, në pronësi të shtetases Sh.A;
  • Llogarinë në X, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.A;
  • Llogarinë në X, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
  • Llogarinë në X, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
  1. Është ngarkuar me ekzekutimin e ketij vendimi, Drejtoria Vendore e Agjensisë Shtetërore të Kadastrave Durrës, Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrave Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, X dhe banka X.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME