Categories Lajme

EMRI\ Rrahu me sende të forta njerkën, motrën dhe vëllain e mitur, arrestohet 27 vjeçari në Dibër

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër, në fshatin Rreth-Kale. Shtetasi Elson Lleshi  u arrestua në flagrancë pasi po ushtronte dhune ndaj familjarëve të tij.

27 vjeçari dyshohet se për motive të dobëta ka goditur njerkën e tij, motrën dhe vëllain e mitur. Gjithashtu Lleshi i ka kanosur ata me kërcënim për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në familje.
Goditi me sende të forta, 3 pjesëtarë të familjes së tij (mes tyre një të mitur), dhe i kanosi ata për jetën, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Rreth-Kale, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendin e njoftuar, për të neutralizuar dhe për të vënë në pranga autorin.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale, në familje, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ll., 27 vjeç, banues në Dibër.
27-vjeçari, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, njerkën, motrën dhe vëllanë e tij të mitur, si dhe i ka kanosur ata, për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME