Categories Lajme

EMRI -VIDEO\ 4840 doza ekstazi dhe ketaminë gati për shitje, arrestohet 52 vjeçari në Dhërmi

Një 52 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Himarës, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Ardian Tati, 52 vjeç, banues në Dhërmi.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesës së tij, në Dhërmi, u gjetën dhe u sekuestruan 4840 tableta të dyshuara ekstazi, doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, ketaminë, amfetaminë, LCD, një sasi lënde e dyshuar kokainë dhe dhe një sasi parash (euro dhe lekë) të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

 Njoftimi i Policisë: Dhërmi, Himarë, Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tablets”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe me Komisariatin e Policisë Himarë.

Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike ekstazi, LCD, MDMA, ketaminë, amfetaminë, kokainë, të ndara në doza gati për shitje dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Tablets”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-A. T., 52 vjeç, banues në Dhërmi.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesës së tij, në Dhërmi, u gjetën dhe u sekuestruan 4840 tableta të dyshuara ekstazi, doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, ketaminë, amfetaminë, LCD, një sasi lënde e dyshuar kokainë dhe dhe një sasi parash (euro dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ua shiste lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME