Categories Lajme

Ëngjëll Agaçi me covid

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, përmes një postimi në facebook, është shprehur për një situatë kaotike në kryeministri, ku rritja e rasteve të reja mund të sjellë mbylljen me 15 ditë të këtij institucioni. Spahia shprehet se Sekretari i Përgjithshëm i Ramës, Ëngjëll Agaçi, si dhe kordinatorët, janë të infektuar me koronavirus, duke dëshmuar se mazhoranca është e paaftë që të vendos nën kontroll virusin në institucionin që drejton dhe jo më në gjithë territorin e vendit

Postimi i plotë: SITUATA JASHTE KONTROLLIT, KRYEMINISTRIA MENDOHET TE MBYLLET PER 15 DITE Edi Rama nuk kontrollon dot më përhapjen e Covid-19 as në institucionin që drejton, e jo më në vend. Kryeministria mund të mbyllet për 15 ditë sepse të gjithë drejtuesit, përfshi sekretarin e përgjithshëm, stafi i Ramës, koordinatorë etj. denoncohet se janë infektuar nga Covid-19. Situata është në rënie të lirë, sepse qeveria nuk ka marrë masa për të mbajtur nën kontroll virusin, për të shkëputur zinxhirin e infektimit e për tju përgjigjur qytetarëve të prekur në trajtimin e infeksionit.

Qeveria ka dështuar totalisht në menaxhimin e pandemisë sepse nuk po bën detyrën e vet, por vetëm luan rolin e xhandarit duke gjobitur qytetarët për mosmbajtjen e maskave. Njëlloj si muaj më parë, koha provoi se vetëm angazhimi qytetar nuk mjafton, por Edi Rama sërish nuk e merr seriozisht atë dhe po injoron situatën që vijon të rëndohet dhe tashmë ka dalë jashtë kontrollit!

E pra mundësitë janë që shteti t’u përgjigjet qytetarëve si në aspektin mjekësor ashtu edhe ekonomik sic po veprohet në cdo vend të botës. Mjafton të pezullohen koncesionet korruptive, dhe të injektohen investime në shëndetësi, në spitalet në kryeqytet e ato rajonale e sidomos në tamponë, barna, rritje të kapaciteteve në stafet e specializuara, e subvencionimin e trajtimit anti covid në shtëpi për cdo qytetar të infektuar. Mundësitë janë, por Edi Rama tashmë zgjedhjen e ka bërë: përfitimet e errëta për të janë më të rëndësishme se shëndeti dhe jeta e qytetarëve! Me 25 prill do jetë radha e shqiptarëve të zgjedhin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME