Categories Lajme

‘Eni milioneri’/ Nga thurja e planit të Hysenit me Hygertën, Pëllumb Meta dyshohet se u vra nga fëmijët për pronat me vlerë 500 mijë euro

Kush nga fëmijët e vrau Pëllumb Metën? Ngjarja tronditëse në Shënavlash të Durrësit ka shumë pikëpyetje të cilave nuk iu është dhënë ende përgjigja.

Ishte Hygerta Meta apo Hyseni ai që qëlloi në drejtim të babait të tyre me 4 plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Por, nga hetimet e prokurorisë dhe policisë, rezulton se të tre fëmijët bashkëpunuan për të groposur në kasollen e banesës babanë e tyre dhe e shpallën të zhdukur.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb, duke iu referuar burimeve konfidenciale, një pistë e fortë e vrasjes është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni.

Pëllumbi kishte rreth 12 dynym tokë, e cila po të shitej me çmimin e tregut kapte vlerën e 500 mijë eurove. Gjatë kontrolleve në banesë policia nuk i ka gjetur këto dokumente, të cilat i mbante djali i madh, që i kishte premtuar motrës që me lekët e tokës do ta nxirrte nga burgu.

Një tjetër element që të bën përshtypje në skenën e krimit, sipër gropës së hapur nga fëmijët për të groposur babanë, në murin e kasolles, ishte mbishkrimi ‘Eni milioneri, 1 milion dollarë, milioneri!’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME