Categories Lajme

Entuziazëm tek emigrantët shqiptarë në Greqi pas shkarkimit të Hobdarit

Media greke ka mbuluar gjerësisht vendimin e fundit të ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, për pushimin nga puna të stafit të ambasadës së Shqipërisë në Greqi. Në titujt e lajmeve kryeson shkarkimi i ambasadores Ardiana Hobdari për “shërbime të dobëta”.

Gazeta të mëdha elektronik? si “Proto Thema”, “In.gr” dhe blog diplomatik www.echedoros-a.gr, Periskopi balkanik etj., janë referuar në performancën e dobët dhe shërbimet thuajse jo-ekzistente për komunitetin shqiptar të ambasadores si dhe stafit plotësues të ambasadës.

Gjithashtu, media greke referohet edhe në çështjen e 100 pasaportave të humbura në zonën Thiseo, Athinë, nga makina e ish-konsullit të Janinës, duke supozuar se kjo ngjarje ka luajtur një rol në vendimin e ashpër të ditës së djeshme.

Vjedhja e 100 pasaportave në muajin mars 2019 kishte shkaktuar një bujë në median greke, me lajme kryesore ku gjithashtu bëhej fjalë për një pushim nga detyra të ambasadores Ardiana Hobdari. Në fakt, atëherë qeveria shqiptare u mjaftua me një notë paralajmërimi. Media greke shkruan se ministri Cakaj ka gjetur zëvendësuesen e Hobdarit pa humbur fare kohë. Lajmet referohen edhe në emrin e ri për diplomacinë shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, e propozuar tek presidenti Ilir Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME