Categories Lajme

Epidemia nuk luf.tohet me maska prej lecke

Nga Erion Dasho/ Për të kuptuar se pse ministria dhe komiteti janë ende “ngelës” në klasë përsa i takon testeve! Nga muaji korrik e deri tani, numri mesatar ditor i testeve është pothuajse shtatë fishuar. Ministria këtë e paraqet si arritje. Në fakt po të shohësh numrin e rasteve të diagnostikuar në raport me numrin e testeve (përqindjen e pozitivitetit), asgjë nuk ka ndryshuar, madje në nëntor dhe dhjetor pati edhe një përkeqësim! Ministria dhe komiteti duhet të lënë mënjanë demagogjinë dhe gënjeshtrat dhe të rritin urgjentisht numrin e testimeve.

Objektivin e ka caktuar OBSH-ja, e cila rekomandon se përqindja e testeve pozitive duhet të luhatet midis 5% dhe 10% të totalit (fasha rozë në grafik, ndërkohë që pozitivitetin në Shqipëri e tregon vija gri, disa fish më e lartë se rekomandimi i OBSH-së). Në kushtet e Shqipërisë nevojitet të paktën një 3 ose 4 fishim i numrit ditor të testeve për të arritur këtë objektiv! Epidemia nuk luftohet me maska prej lecke (të cilat dikur i kam quajtur topa lecke) por me teknologji dhe masa inteligjente, ku testimi, gjurmimi dixhital, vaksina, etj. bëjnë diferencën! Koha për profesionalizëm dhe përgjegjshmëri!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME