Categories Lajme

Epidemiologët: Pse zgjatja e karantinës nuk e ndal përhapjen e infeksionit në Shqipëri

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur kundër ndryshimit të orarit të karantinës sepse sipas tij, orari nuk zgjidh asgjë pasi 70% e vatrave janë familjare.

Gjatë një interviste të dhënë për Fax News mjeku Alimehmeti foli edhe rreth mutacionit të ri të koronavirusit ku u shpreh se akoma nuk është identifikuar ndonjë rast i tillë, por po bëhen verifikimet pranë laboratorëve. Sipas tij ka të njëjtën kohëzgjatje të simptomave dhe të njëjtën mundësi infektimi si varianti i vjetër.

“Nga njëri krah distanca, grumbullimet, higjena ruhet nga persona, ruhet nga popullata, izolimi i atyre që ndjehen të sëmurë të vetizolohen varet prej tyre, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë edhe institucionet detyrat e veta. Gjurmimi, izolimi, trajtimi është në dorën e institucioneve.

Orari nuk zgjidh absolutisht asnjë gjë. 70% e vatrave janë familjare, situata është në transmetim komunitar dhe me intensitet të lartë dhe nuk zgjidh asgjë një orar në 6, në 7, në 5 apo në 4. Njerëzit do të vazhdojnë të bëjnë atë që do të vazhdojnë të bëjnë thjesht do të spostojnë oraret thjesht më herët. Në qoftë se nuk ndjehet popullata partnere orari nuk zgjidhë gjë.

Patjetër që janë dyshime që shprehin organet sepse ende nuk e kanë verifikuar pranë laboratorëve të referencës. Ne kemi të dhënë të tjera direkte dhe indirekte.

Ka të njëjtë kohëzgjatje të simptomave, ka të njëjtën rëndësi të simptomave dhe ka të njëjtën mundësi infektimi si varianti i vjetër. Ka një transmetueshmëri më të lartë, 35% më të lartë sesa varianti i vjetër, por kjo varet nga dinamikat e popullatës” – u shpreh mjeku Alimehmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME