Categories Lajme

Epidemiologu: Ja pse është mirë që të kemi raste të reja çdo ditë

Epidemiologu Dritan Ulqinaku deklaroi në “Ditari” në A2 se edhe për dy javë të tjera do të jetë e vështirë që në vendin tonë të mos ketë raste të reja, por, sipas tij, shifra e ulët e rasteve do të bëjë që të vazhdojmë të jemi të përqendruar ndaj virusit. ”Shifrën 0 nuk do të mund ta kemi mendoj edhe për dy javë të tjera. Ne do të vazhdojmë të jemi të fokusuar  dhe në këtë kuptim është mirë që të kemi raste të reja çdo ditë. Sheshimi në zero i rasteve është shumë i vështirë. Ne duhet të mësohemi me raste të përditshme për një kohë të gjatë”.

Sipas tij, lirimi i masave nuk do të sjellë shumëfishim të rasteve. “Njerëzit e kanë vrarë frikën, por distancimin e kanë respektuar dhe për këtë arsye kemi pak raste ditore. Hapja nuk do të sjellë shumëfishim të rasteve. Lehtësimi i masave ka ardhur edhe për arsye të temperaturave të larta. Ambientet e jashtme nuk e favorizojnë infeksionin, ato të mbyllura e favorizojnë. Deri në shtator apo tetor nuk do të kemi valë të fortë. Por, bota po përgatitet për valën e dytë dhe ne nuk duhet ta harrojmë pandeminë dhe masat”.

Kur u pyet nëse rritja e numrit të testimeve do të ndihmonte për përballimin e kësaj vale të dytë, Ulqinaku tha: “Tani që ka pak raste në ditë, hetimi epidemiologjik do të thellohet edhe më tej”. Në lidhje me hipotezën se koronavirusi i ri ka qarkulluar që në janar në vendin tonë, Ulqinaku deklaroi se nëse kjo do të ishte e vërtetë, në mars do të kishim pasur 200-300 raste në ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME