Categories Covid-19, Lajme

Epidemiologu: Lajme të mira mbi imunitetin natyror ndaj SARS-CoV-2

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti sjell lajme pozitive mbi imunitetin natyror ndaj SARS-CoV-2.

Alihmehmeti shpjegon nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebokk” se nga disa studime të realizuara është zbuluar se individët që e kanë kaluar Covid-19 , kanë mundësi të jenë të mbrojtur nga riinfektimi deri në 12 muaj ndoshta edhe më gjatë, pas fillimit të simptomave.

 “Miqtë e mi, imuniteti natyror i evoluar në qindra mijëra apo miliona vite funksionon mjaft mirë, pavarësisht kritikave mediatike dhe pseudoshkencore ndaj tij”, thotë Alimehmeti.

Statusi i plotë: Lajme të mira mbi imunitetin natyrore ndaj SARS-CoV-2 miqtë e mi!

Sa më shumë kalon koha nga shfaqja e SARS-CoV-2 në popullatë, aq më të gjata në kohë bëhen studimet mbi imunitetin natyror te personat që e kanë kaluar infeksionin. Rishtazi, një studim i kryer në Ishujt Faroe (territor autonom i Mbretësisë së Danimarkës) ndoqi në nivel të popullatës të gjithë personat që e kaluan COVID-19 gjatë valës së parë dhe të dytë.

Gjetja kryesore? PËRGJIGJA NATYRORE E ANTITRUPAVE ANTI-SARS-CoV-2 ZGJAT DERI NË 12 MUAJ!

Ngjashmërisht me studime të tjera ata gjejnë se nivelet e antitrupave IgG bien goxha gjatë 7 muajve të parë.

Pas 7 muajve, antitrupat vazhdojnë bien, por ritmi i rënies ngadalësohet duke qëndruar relativisht të qëndrueshëm në periudhën 7 deri 12-mujore pas infektimit.

Niveli i antitrupave nuk shfaqi ndryshime ndërmjet meshkujve dhe femrave në ecurinë kohore.

Autorët dalin në përfundimin se: Rezultatet tona tregojnë se individët që e kanë kaluar COVID-19 kanë mundësi të jenë të mbrojtur nga reinfektimi deri në 12 muaj pas fillimit të simptomave dhe ndoshta edhe më gjatë.

Pra, miqtë e mi, imuniteti natyror i evoluar në qindra mijëra apo miliona vite funksionon mjaft mirë, pavarësisht kritikave mediatike dhe pseudoshkencore ndaj tij.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT Akademia e Shkencave të Shqipërisë  /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME