Categories Lajme

Epidemiologu: Nuk duhet t’i mbyllim kufijtë, variantet zhvillohen në mënyrë natyrale

Erand Llanaj, epidemiolog i nutrigjenomikës në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” u shpreh se mbyllja e kufijve me vendet në të cilat janë shfaqur variantet e reja të koronavirusit nuk është i nevojshëm, pasi mutacinet mund të zhvillohen brenda vendit në mënyrë natyrale.

Përsa i përket vaksinave dhe efektivitetit të tyre ndaj varianteve të reja, ai shtoi se po mendohet një vaksinë me antitrupa me spekte të gjerë neutralizimi ose mundet të modifikohet ARN mesazhere. “Varianti në Britani ka 23 mutacione në total, në Afrikë ka 21 dhe ai në Brazil ka 17.

Ai që vihet re është që ky i identifikuar në Brazil ka numrin më të madh të mutacioneve në pjesën e gjilpërës dhe kanë mutacionin N501Y. Dhe në fillim kishim një aspagim dhe tani është zëvendësuar me një tirozinë dhe në momentin që kemi një tirozinë dhe tirozinë ke një përputhje me receptorin qelizor pasi e shikojmë që mutacionet që janë shfaqur në këto tre variante janë të pavarura.

Dhe nëse mbyllim kufijtë me Maqedoninë e Veriut apo Greqinë që e kanë identifikuar variantin përsëri ne kemi shumë gjasa që ta kemi zhvilluar në mënyrë natyrale pasi jep një avantazh revolucionar të virusit. Për fatalitetin nuk mund të themi pasi në një komunikim të drejtpërdrejtë me një koleg nga Anglia që punon në një spital me moshë pediatrike dhe adoleshentë për Covid tha që nuk kemi patur asnjë diferencë nga hospitalizimet dhe ashpërsia e fëmijëve që u diagnostikuan më përpara dhe tani, pasi ka kaluar vala e dytë dhe e tretë.”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME