Categories Showbiz

“Era ime”, Kryemadhi uron të bijën në përvjetorin e lindjes: Nuk jam sot me ty sepse kam detyrime

Era, vajza e presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi feston sot përvjetorin e lindjes. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kryemadhi i ka uruar ditëlindjen duke i kërkuar falje që nuk është pranë saj në këtë ditë të veçantë. Kryemadhi shkruan se nuk është sot krah fëmijëve të saj sepse detyrimet ndaj njerëzve që i përkrahin janë shumë të mëdha.

“Era ime! Ky vit filloi me vështirësi të madhe për punën time dhe ndonjëherë më bën mua të pavëmendshme për gjëra shumë të rëndësishme, për ty Era ime. Por nuk mund ta filloja ditën sot sepse një gjë ishte në zemrën time që më shtrëngonte, dhe kuptova që mungesa e puthjes dhe perqafimit tënd ishte dhimbja më e madhe për mua.

Nuk jam sot me ty, Borën dhe Besin në shtëpi, sepse detyrimet e mia ndaj njerëzve që na përkrahin në sfidat që kemi janë shumë të mëdha, por Era, un të dua shumë por shumë shumë dhe të uroj mami edhe vite të tjera. Qofsh e lumtur dhe Zoti t’i plotësoftë të gjitha dëshirat zemra ime.

Më fal shumë për vonesën e mesazhit por rutina e tranzicionit e tjetërson edhe memorien njerëzore. Të puth mami fort ERA ime që sjell kudo ndryshimin. Të dua shumë”, shkruan Kryemadhi./mv.abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME