Categories Lajme

“Erdha me të thirr bab, nuk më dëgjove”, dedikimi përlotës i djalit për biznesmenin që humbi jetën

Naim Dedja biznesmeni i njohur nga Kukësi u shua ditën e sotme në moshën 58-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e bëri me dije policia me anë të një njoftimi për media. Dedja u gjet pa shenja jete në një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga verifikimet paraprake rezultoi se ai nuk kishte shenja dhune në trup dhe vdekja dyshohet natyrale megjithatë policia njoftoi se vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. ABC u interesua pranë grupit hetimor në lidhje me këtë rast nga ku pohuan se nuk ka asnjë dyshim tjetër për shkaqet e ndarjes nga jeta të Dedjas.

Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme e tij ka sjellë mjaft reagime në rrjet nga miq dhe të afërm të tij. Djali i tij ka bërë një dedikim rrëqethës për të atin.

Ah mor bab. Zot të paska dasht më shumë se unë. Të mori afër vetes, nuk je më në mesin tonë. Ama do jesh gjithmonë në zemrat tona. Të humba ty. Humba gjysmën time. Ti bab ishe shoku, miku, vllai më i mirë i imi. Erdha të thirra babë, nuk më dëgjove.

U mundova të të zgjoja nuk m’u përgjigje. S’mujta me bërë asgjë tjetër veçse të të shtrëngoja fort e të përqafoja në krahët e mi. Aty e kuptova që ti më ike e nuk do të ke më afër vetes. Bota ime ndryshoi, sytë e mi nuk qeshin, vetëm qajnë. Zemra nuk më gëzon por vetëm vajton. Bab, shpirti në xhenet ishallah”, shkruan ai në reagim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME