Categories Lajme

‘Erdha se më humbi jetë mamaja, 43 orë në pritje, atë që kalova nuk e tregoj dot’

Të braktisur nga shteti dhe të bllokuar prej dhjetëra orësh në kufirin me Greqinë, shqiptarët kanë kaluar tmerre. Shumë prej tyre kanë mbërritur në Shqipëri për halle familjare dhe për të shkuar në vendin ku jetojnë e punojnë kanë kaluar kalvare të mëdha.

‘Të lodhur, por edhe të kënaqur se përfundoi. Kemi 43 orë që presim, shpresoj se mbaroi gjithë kjo. Nuk e menduam të kthehemi pas, se jam për rrugë të gjatë.  Tani që erdhëm në fund, ca të bëjmë. Kam 20 orë që po presim. S’kemi për të kthyer pas, do rrinim vetë. Na ndihmuan autoritetet’.

‘Nuk dimë si ta shprehim, këtë radhë që kaluam është më keq se torturat që bënte Hitleri, gjynah që në 2020 të bëhen gjëra të tilla. As nuk e menduam të kthehemi në shtëpi, mora në telefon celularin greke. U thashë do derdhim gjak, erdha për të varrosur mamanë, s’mund ta mbyllë kufirin, paguaj taksat në Shqipëri dhe Greqi, minoritar jam nga Delvina. Janë gjëra që nuk kam fjalë si të shprehem. Autoritet na erdhën, me ujë e me gjëra, shumë faleminderit për këto gjëra’

‘Kemi që të premten në orën 12:00, sot ora është 7, por jemi të kënaqur dhe nga mirësjellja e tyre e policëve. Nuk e menduam kurë të ktheheshim, se duhet të pagoja analizën që greku ka vënë si kusht, dhe të bëja karantinën dhe isha e detyruar që të qëndroja në radhë’, thanë disa nga qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME