Categories Lajme

“Erdhëm me varkë nga Shqipëria. Ai e donte Sandrën”/ 45-vjeçari shqiptar humbi jetën në aksident në Itali, vëllai: Ishte i lumtur

“Më mungon shumë, tani pushofsh në paqe vëlla, të kam dashur gjithmonë”

Me këto fjalë të shkruara në Facebook, Orges Beqari kujton vëllain e vogël Lorencin, i cili vdiq të shtunën në mbrëmje në një aksident automobilistik në Ravena.

“Prindërit Edoardo dhe Marianna dhe vëllezërit e mi Lorenc dhe Gentian – thotë Orges, i kontaktuar me telefon – mbërritëm në Ravena tridhjetë vjet më parë, në ’91, me një varkë që u nis nga Shqipëria. Nuk dua ta kujtoj”.

Orges është i prekur, dëshiron të flasë vetëm për vëllain e tij që ka ndërruar jetë papritur: “Ishte më i miri nga të gjithë, një njeri i mirë. Pastaj, tani ai gjithashtu duhej të fillonte një punë të re. Më parë ka qenë me vëllain tim Gentian që bën punë të ndryshme si bojaxhi shtëpish.

Tani duhej të fillonte të drejtonte furgonë para dhe pas transporteve të jashtëzakonshme, ishte i lumtur. Edhe për të dashurën e tij, Sandra, e cila punon si roje plazhi. Djali i saj erdhi më takoi sot, më tha mami nuk është mirë. Kur dëgjoi lajmin u ndje shumë keq”.

Orges më pas kujton herën e fundit që pa vëllain e tij: “Të shtunën pak para se të nisej për të shkuar te Sandra në Forlì, ai ishte me prindërit e mi dhe po luante me nipin e tij. Të gjithëve do të na mungojë shumë”.

Sipërmarrësi shqiptar, me origjinë nga Durrësi,Lorenc Beqari ishte banues në Ravenna dhe ishte nisur për në Forlì për t’u bashkuar me të fejuarën e tij. Për arsye ende të paqarta, rreth orës 19:30 të së shtunës ai humbi kontrollin mbi mjetin e tij “Alfa Romeo” dhe doli nga rruga, përtej bregut të lumit Ronco. Lorenc Beqari ka ndërruar jetë në çast dhe ndihma e shpejtë nuk kishte më çfarë të bënte për të.

Midis hipotezave, duket e mundshme dhe një problem shëndetësor që mund të ketë pasur para se të humbte kontrollin e mjetit. Tragjedia preku të afërmit dhe njerëzit që e njihnin Lorencin, në veçanti të fejuarën e tij nga Forli Sandra Tampieri, një emër e njohur në Itali për pjesëmarrjen në spektaklin e “Maurizio Costanzo Show”, imazh i televizionit në vitet ‘90 që ishte e fejuar me 45-vjeçarin prej 1 viti e gjysmë..

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME