Disa nga shqiptarët që u kthyen nga Rinasi u shprehën të shqetësuar në lidhje me shumën që kanë paguar. Një qytetare tha se është vetëm në dhomë dhe atë e pa paguar për tre veta. “Në Itali qëndrova 9 javë. Mezi e zgjodhëm dhomën, ngelëm dhe ku na thanë…kemi paguar sa qimet e kokës, jam vetëm dhe e kam paguar dhomën për tre veta. Jam pensioniste i kam marrë hua ato lekë. Ai që ja kam marrë unë i do, unë nuk kam ku ti gjej“. Pavarësisht se karantina 14 ditore është me detyrim, një tjetër qytetare që u riatdhesua sot nga Bari tha se “Shumë shumë mirë, të rrimë edhe ne njëherë pushim. Unë kam paguar 300 euro, 100 për biletën dhe 200 për dy persona dhe tani nuk e dimë si do të veprohet a do të na i kthejnë apo jo…” tha ajo.
Categories
Lajme