Categories Bota, Lajme

Plazmaterapia shpëton 28-vjeçaren shtatzënë, rasti i parë në botë

Një nënë e re italiane ka lënë dyert e spitalit italian në rajonin e Lombardisë pas trajtimit me plazmaterapi, me pjesën e lëngët të gjakut të dhuruar nga pacientët e shëruar nga Covid-19. Ajo është nga rastet e rralla në botë që i nënshtrohet terapisë, edhe pse shtatzënë. Një grua shtatzënë në Itali e ka mposhtur koronavirusin falë trajtimit me plazmën e gjakut të marrë nga pacientë të shëruar më parë nga infeksioni, duke u bërë nga rastet e para të suksesshme në botë.

28-vjeçarja, Patricia Vinçenci, u largua këtë javë nga dhoma e spitalit pasi qëndronte e shtruar prej dy javësh me simptoma të rënduara të virusit. Nëna e re nga qyteti lombardez i Montovës tha se terapia me plazmë i dha asaj jetë të re, prandaj edhe vajzën e dytë që pret të lindë do e quajë Beatriçe Vitoria, në emër të fitores së betejës më sëmundjen infektive.

Doktorët italianë menduan të shfrytëzojnë plazmaterapinë për të evituar komplikacionet dhe për të mbrojtur jetën e fetusit. Sipas Spitalit të Pneumonologjisë, 28-vjeçares Vinçenci për këto arsye iu refuzua trajtimi me respiratorë ndërsa pas injektimit të plazmës, përmirësimi i shëndetit të saj ishte i dukshëm.

Në spitalin e Mantovës janë kuruar deri tani 24 të sëmurë më plazmën e dhuruar nga pacientë tashmë të shëruar nga koronavirusi. Praktika e plazmaterapisë përdoret që nga vitet 1800, thonë profesionistët italianë, por ende janë në pritje të rezultateve për Covid-19 pasi është herët për të vërtetuar sukseset e deritanishme.

Plazma e gjakut me antitrupat kundër pandemisë është konsideruar si lëngu i artë dhe po përdoret në shumë spitale të botës. Literatura mjekësore shpjegon se dhuruesit e gjakut që e kanë kaluar një herë koronavirusin mund të japin deri 400 mililitër plazmë, sasi e cila do të mjaftonte për të trajtuar dy pacientë në rrezik për jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME