Categories Lajme

Erdogan presion Ramës për gylenistët: Organizata “FETO” gjen ende hapësira në Shqipëri, na lëndon shumë ky fakt

Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan në një deklaratë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama ka folur në lidhje me shtatë marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve.

Një ndër temat e diskutuara në takim ishte edhe lufta kudër terroristëve, siç është organizata FETO. Erdogan tha se fakti që kjo organizatë është në gjendje që të gjejë fushë në Shqipëri e lëndon Turqinë, mirëpo në vijim do të merrn kappa më konkrete për të luftuar këtë organizatë në vendin tonë.

“Ne do t’i qëndrojmë pranë Shqipërisë në ditë të mira e të këqija. Ne u kushtojmë rëndësi është objekteve të veçanta, ministrat e kulturës e turizmit dhe i kemi në një ministri, kurse këtu i keni të ndara. Por, duke u takuar, ne mund të shohim se ç’mund të bëjmë. Edhe ne na është propozuar që të ndahen, edhe pse kemi thënë që nuk do t’i ndajmë. Nuk ju jep ju një sinjal ky? Nëse ju jeni të kënaqur me këtë situatë, vazhdoni këtu siç jeni me dy ministri të ndara.

Shpresoj se mbledhja e Këshillit ta mbajmë në gjysmën e parë të këtij vitit që kshu ministrat përkatës do të përcaktojnë datën kur od të mbahen.

Kështu ministrat përkatës do të përcaktojnë edhe datën se kur do të mbahet mbledhja. Ne vlerësuam edhe luftën kundër akteve terroristë siç është organizata FETO, siç jeni në dijeni tentuan të realizonin një grusht shteti të dështuar për të cënuar demokracinë tonë. Gjatë këtij akti terrorist që ne e mposhtëm, 251 nga njerëzit tanë u matrizuan. Kjo strukturë e cila i ka duart e lyera me gjak, përbën një rrezi. Fakti që FETO është ende në gjendje të gjejë fushë në vendin mik tonin e lëndon shumë Turqinë. Do të merren hapa më konkretë kundër FETO-s në Shqipëri”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME