Categories Lajme

Erion Braçe apel qytetarëve: Mos e ndiz atë shkrepëse or trim

Prej disa ditësh në Shqipëri janë ndezur disa vatra zjarri, të cilat po shkrumbojnë sipërfaqe të mëdha me bimësi, por po rrezikojnë edhe jetën e banorëve. Zv.kryeministri Erion Braçe me anë të një psotimi në rrjetet sociale u ka bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos i ndezin zjarret qëllimisht, pasi pasojat do të bien edhe mbi ata.

Ai thotë se zjarri nuk pyet, por përvëlon gjithçka që i del përpara, ndaj qytetarët duhet të mendohen mirë përpara se të bëjnë një veprim që do t’u kushtojë shumë, jo vetëm për dënimin me burg, por për atë që flakët do të sjellin më pas.

Postimi i plotë: 42 GRADE EDHE SOT! MOS E NDIZ ATE SHPREPSE OR TRIM, MJAFTON DIELLI! MOS E NDIZ ATE ZJARR SE DO TE TE KTHEHET PAS, VJEN TEK TY;

Po po, si zjarr ne oborr apo shtepine tende, token apo kulloten tende; si bloze ne mushkrine tende dhe te femijeve te tu; si shpenzim, tatim e takse shtese ne portofolin tend;

PO EDHE SI BURG PER TY, DHE BURG JO I LEHTE, JO PAK, DUHET TA DISH KETE!

Tani veri keto ne kandar; E di qe se duron dot kulloten e shtetit apo te fshatarit tend, po as e merr e as e kalon duke i vene zjarrin; E di qe te dhemb gjuha e lopes, deles, dhise qe shpohet nga bari i thate, po nuk e shpeton duke i vene zjarrin,

mund ta lesh edhe pa ngrene fare; E di qe ka ardhur vakti te djegesh infeksionet qe toka ka zene prej kultivimit apo edhe prej lenies djerre me vite, por jo me zjarr!

Sepse, ZJARRI NUK PYET, ZJARRI TE MERR PERPARA E PERVELON, AS E DALLON DOT SE TI ISHE AI QE E NDEZI! Ndaj, mos e ndiz ate shkrepse or trim, HUMB TI I PARI!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME