Categories Lajme

Erjon Alibej ‘zbërthehet’ para SPAK për dy ngjarje të bujshme kriminale

Bashkëpuntori i drejtësisë Erion Alibej ka zbërthyer disa ngjarje kriminale, ku dy prej tyre konsiderohen të rëndësishme për Prokurorinë e Posaçme.

Alibej ka rrëfyer jo vetëm ngjarje për të cilat ai vetë dyshohet t’i ketë organizuar apo porositur, por edhe krime të tjera për të cilat pretendon se disponon informacione, ku dy prej të tyre janë ngjarje të bujshme.

Hetuesit kanë nisur menjëherë verifikimin e deklarimeve për të konstatuar nëse këto të fundit përputhen me provat e deritanishme për ngjarje të caktuara.

SPAK ka tërhequr disa dosje të ngjarjeve për të cilat ka rrëfyer qoftë në rastet kur dyshohet si autor apo organizator, por edhe për ngjarje që pretendon se i di autorët e organizatorët. Gjithashtu kanë nisur kontrollet, marrja e dëshmive të personave që përmenden dhe mbledhja e materialeve që mund të shërbejnë si prova të rëndësishme për hetimet.

Erion Alibej përfundoi në pranga në shtator të vitit 2020. Ai është vëllai i Endrit Alibejt, i ekzekutuar në dhjetor të 2018 bashkë me Arben Dylgjeri, xhaxhai i tij, dhe një shtetas turk me emrin Erdal Durunay, në afërsi të Kombinatit Metalurgjik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME