Categories Lajme

Erla Mëhilli nuk mban sekrete/ Rrëfen nga puna si këshilltare e Berishës deri tek mëmësia (VIDEO)

Pas një pauze të gjatë, Erla Mëhilli është rikthyer të flasë për mediat, teksa në një intervistë në “E Diell” ka treguar rreth punës së saj si këshilltare e ish kryeministrit Sali Berisha, duke e konsideruar punën me të si një universitet të dytë. “Vazhdoj të bashkëuptoj me Berishën jam zëdhënesja e tij. Sa kohë ai është aktiv në politikë unë vazhdoj punën, kam kontakt të përditshëm me gazetarët. Të punosh me Berishën është si të bësh një universitet të dytë, mëson shumë, zere se kam bërë një shkollë të dytë, një shkollë qe e kam bërë vetë një që ma ka dhënë doktori.” tha Mëhilli. “Politika ka edhe benefite por edhe penalitet. Mungesa e privatësisë është një nga këto ose në momentin që t’i kërkon të shkëputesh nga politika ke vështirësi se nga lart nuk shkon dot poshtë, nëse je me një krah politik nuk fillon dot një punë të pavarur. Politika le gjurmë për një kohë të gjatë te njeriu, nuk është e lehtë të shkëputesh kollaj” tha më tej këshilltarja e Berishës.

Teksa foli për adoleshencën Erla Mëhilli u shpreh “Unë kam mbaruar gjimnazin “Sami Frashëri”. Më pas kam shkuar në Romë, Itali ku kam mbaruar “Shkenca Komunikimi” dhe e specializuar në “Komunikim me Masat” dhe jam kthyer në dhjetor të 2006 dhe aty më erdhi shansi të punoja në nivele të larta të administratës shtetërore kam filluar direkt si këshilltare politike pranë një ministri, pastaj më mori Berisha dhe s’më la më”. Erla ka folur edhe për mëmësinë, pasi ajo është nënë e dy djemve. “Shfrytëzova vitet e e opozitës për tu bërë mami. Kur kam lindur s’ kam dashur t’i ekspozoj fëmijët nëpër televizione. Djemtë janë tifozë të Tironës pasi eshtë traditë nga babai. Larg qoftë të ishin “morra të kuq”” Ndërsa kur u pyet nëse kishte në plan t’i shtonte një vajzë familjes, Erla u shpreh negativisht pasi tha se “e kam mbyllur këtë punë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME