Categories Lajme

Ervin Salianji i kujtoi votën për Reformën në Drejtësi, Berisha nuk ia përton, del në Kuvend dhe i nxjerr videon e Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me deputetin Ervin Salianji sa i takon Reformës në Drejtësi.

Në  momentin kur Salianji tentoi që ta bënte bashkëfajtor për Reformën në Drejtësi, ku dhe vetë Berisha është shprehur pro duke votuar, ish-kryeministri ka dalë sërish në foltore për të replikuar me deputetin.

Berisha nxori një video të Lulzim Bashës, në kohën e çadrës së famshme, ku kreu i PD-së sulmonte hapur procesin e Reformës në Drejtësi, që sipas tij ishte në dorën e Edi Ramës.

‘Komploti është zbuluar, Vetingu është një projekt mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë, për llopgari të Edi Ramës. Kanë marrë peng ekspertët e BE-së, i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare’, shprehej asokohe Basha.

Pjesë nga debati në Kuvend:

Sali Berisha: Kjo katastrofë do të paktën 20 vite për tu riparuar, marrëveshja e sotme… i dëgjoj kur flasin dhe mashtrojnë qytetarët, e dini ju zonjë se vetëm 24 % e shqiptarëve i besojnë sot Reformës në Drejtësi, pseudoreformën e George Soros dhe Edi Ramës. Ndërprisni më mirë diskutimet dhe kaloni direkt në votim.

Ervin SalianjiPo të kishim mundësi për ta ndërprerë procesin e votimit, edhe unë do të isha pro, nëse është dikush që përgjegjës për cdo centimetër që Rama kontrollon të reformës në drejtësi janë ata persona që e votuan Reformën, përfshirë edhe parafolësin. SHBA nuk duhet të ketë asnjë akses, as BE dhe as ambasada gjermane. Po me çfarë ta luftojmë ne Edi Ramën? Me mullinjtë e erës?

Sali Berisha: Dua ta sqaroj pak këtë zotërinë, po ne jemi për Vetingun, që ta dish ti, se ty të intereson gjysma e bravës, ka qenë marrëveshje që 7 ligjet do të kalonin me konsensus. PD sot është opozita e vërtetë shqiptare, jo ju që votoni, sot bëni sikur nuk jeni më.Faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME