Categories Lajme

Esat Pasha zbuloi marrëveshjen e fshehtë për Shqipërinë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Prill 2020 “Le Siècle” ka botuar, të martën e 30 nëntorit 1920, në faqen n°3, një shkrim të vëllezërve dhe shkrimtarëve të shquar francezë, Jean dhe Jérôme Tharaud, dedikuar Esat Pashë Toptanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Esat Pasha

Vëllezërit Tharaud (Jean dhe Jérôme, shkrimtarë të shquar francezë) i kanë kushtuar një artikull emocionues në “Le Figaro” Esat Pashës, vrasësi i të cilit shfaqet sot para gjykatës : Në momentin kur ra nën revolverin e Avni Rustemit, ai po përpiqej që Konferenca e Aleatëve të njihte të drejtat e tij dhe ato të qeverisë së tij mbi Shqipërinë.

Në një dokument që sapo kishte prezantuar në Konferencë, ai foli me hidhërim për një marrëveshje të fshehtë, e cila thuhej se ishte nënshkruar në Londër, në prill të vitit 1915, në të cilën Franca, Britania e Madhe dhe Rusia i njihnin Italisë një situatë të privilegjuar në Shqipëri, dhe kjo në fakt e vendoste vendin nën protektoratin italian.

Ai kërkonte për atdheun e tij një autonomi të plotë, nën kontrollin e thjeshtë të një komisioni të përbërë nga delegatët e fuqive aleate. Nuk ka dyshim se vdekja e tij çliron miqtë tanë italianë nga një shqetësim i madh. Por ata dhe ne do të gabonim nëse nuk do të ishim shumë mirënjohës e të harronim shërbimin e jashtëzakonshëm të bërë për kauzën e përbashkët nga ky kryetar klani jashtëzakonisht i madh, i cili shpëtoi ushtrinë serbe, falë të cilës patëm, për herë të parë, ndjenjën se ora e fitores kishte ardhur përfundimisht.

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-siecle-1920-esat-pasha-pak-kohe-para-se-te-vritej-nga-avni-rustemi-kishte-zbuluar-nje-marreveshje-te-fshehte-ku-shqiperia-do-te-vendosej-nen-protektoratin-italian

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME