Categories Lajme

“Është aq fallco sa brenda dhe jashtë” Plas debati midis Donaldit dhe Einxhel

Mbrëmjen e djeshme, në spektaklin e rradhës të “Big Brother VIP Albania” qendër e diskutimeve u bë marrëdhënia e ftohtë e shumicës së banorëve me njeri-tjetrin, për shkak të debateve të shumta dhe diskutimeve që kanë patur vazhdimisht.

Dy prej banorëve që kishin shumë akuza të forta dhe konflikt të madh ishin pikërisht Einxhel dhe Donaldi. Einxhel pati hatërmbetje dhe i ndërpreu marrëdhëniet me aktorin e humorit që nga dalja e partnerit të saj, Dj Dagz, pasi ky i fundit nuk e shpëtoi në zinxhirin e nominimeve.

Nga ana tjetër, Donaldi ka shprehur hapur mospëlqimin përkundrejt relatave të Ilirit dhe moderatores.

Ndërkohë, të kërkuar nga Arbana për të diskutuar klipin me fragmente debatesh midis tyre, dyshja ka shpërthyer edhe më keq, duke kujtuar një përballje që ata kanë patur jashtë shtëpisë.

“Unë jam natyrë që kur më thyhet besimi, e kam të vështirë të bëj sikur nuk ka ndodhur gjë. Kam patur një bashkëpunim me Donaldin dhe nuk më ka pëlqyer, fjalët e tij nuk janë fare në koherencë me veprimet. Kur nuk ka dashur të përballet jashtë, nuk përballet tani. Është aq fallco sa brenda dhe jashtë. Nuk di të kërkojë marrëdhënie sentimentale, shoqërore dhe pune.”- ka thënë Einxhel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME