Categories Lajme

“Është bimë e egër, e kemi bërë edhe byrek”, flasin bashkëfshatarët nga fshati Drithas Vlorë e mësuesit të arrestuar për kultivim opiumi

Dy ditë më parë mësuesi T.Lamaj nga fshati Drithas, Vlorë u arrestua nga policia me akuzën e kultivimit të një bime të dyshuar si opium.

Bima u gjet në tokën e ullinjve.

Nipi i Lamaj tregon se me këtë bimë janë rritur, duke e parë të kultivohet si një bimë e egër në toka të papunuara, madje thot i riu, nënat dikur bënin edhe byrek më këtë bimë.

“Kanë ardhur oficerë civilë dhe kanë qëndruar pak kohë rreth shtëpisë së xhaxhait tim. Inspektori i ka thërritur, pasi kanë ardhur këtu kanë parë ca bimë që ne i themi lulekuqe, ose lulerozë, e kemi përdorur dhe për të bërë byrek. Është në çdo bahçe të fshatit”, shprehet nipi i mësuesit të arrestuar.

Policia në komunikatën e bërë publike thotë se bimët u sekuestruan, mirëpo qartazi duket se policia jo vetëm që nuk e ka shkulur bimën, por edhe ato rrënjë që shkuli i ka lënë pas.

Teksa toka vazhdon të jetë e mbushur me fidan të rinjë të rritur të bimës së dyshuar si Opiim.

Në qendër të fshatit,  e në anë të rrugës, në gati të gjitha baçet e Drithasit, dallohet lehtë se kjo bimë e ndaluar për të cilën mësuesi i fshatit është arrestuar po lulëzon e po rritet normalisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME