Disa teori thonë se Kim Jong Un ka një sozi, kur u shfaq për herë të parë në publik, pasi u sëmur rëndë dhe shumë thanë se diktatori i Koresë ndërroi jetë. Media shtetërore transmetoi imazhet e Kim Jong Un në një ceremoni të prerjes së shiritit në një fabrikë plehërash në periferi të Pyongyang të Premten.
Fotografitë janë komentuar nga vëzhguesit e internetit të cilët pretendojnë se njeriu i fotografuar është një sozi politike dhe jo Kim Jong Un. Njësoj si në traditën e autokratëve të hershëm, përfshirë Adolf Hitlerin, Joseph Stalin dhe Saddam Hussein. Veshët dhe dhëmbët e Kim kanë qenë në fokus, duke krahasuar fotot e tij të mëparshme.