Categories Lajme

Eshte kthyer ne endacake, familja e ka braktisur? Mira Kazhani ben reagimin urgjent per Parashqevi Simakun

Nje video shqetësuese që ka ngjallur reagime të shumta dhe kuriozitet tek qytetarët që e kanë parë në rrjetet sociale dhe online, është shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një zonjë, me kapele, që flet anglisht, por pamja dhe zëri i saj ngjajnë tej mase me këngëtaren e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku. Në rrjetet sociale qytetarët shkruajnë të habitur teksa duket se e kanë identifikuar atë grua si Parashqevi Simaku.

Por gazetarja Mira Kazhani në një postim të gjatë dhe drithërues bën thirrje për solidarizim që nëse gruaja në fjalë është këngëtarja shqiptare, duhet ndihmuar edhe nga autoritetet.

“Jam përpjekur ta kërkoj. Përgjigjja që kam marrë është se ishte kthyer në endacake. Kam refuzuar ta besoj. Se çfarë ka ndodhur me yllin shqiptar që ka përfunduar e braktisur është një pyetje shumëmilionëshe”, shkruan gazetarja.

Ajo thekson se “do doja të bëhemi shumë e ta shpëtojmë Parashqevinë, gjithmonë nëse jemi ende në kohë, që ajo të pranojë të shpëtohet”.

“Ambasada shqiptare në SHBA mundet të kërkojë informacion dhe shteti shqiptar duhet të bëjë diçka për një artiste, ashtu siç për shumë artistë ka lidhur pension të posaçëm. Nëse familjarët e kanë braktisur, Parashqevinë duhet ta shpëtojmë ne, si shtet e si shoqëri”.

Nga Mira Kazhani

Nuk mund t’i numëroj sa mesazhe kam lexuar në 4 vjet që unë të ftoj Parashqevi Simakun.

Nëse ka pasur një njeri që do kisha bërë çdo sakrificë për ta intervistuar, ajo ka qenë Parashqevia.

Jam rritur në vitet ‘80, fiks në momentin e shkëlqimit të Parashqevisë që ishte ëndrra e burrave, modeli i grave, muza e një shoqërie. Sepse Parashqevia kishte edhe bukurinë, edhe talentin dhe sot e kësaj dite nuk gjejmë dot një këngëtare që të ketë atë lloj bukurie qëkur hap gojën.

Parashqevia iku në Amerikë menjëherë pas rënies së komunizmit. Ambicioze për të kapur Hollivudin. Në intervistën e saj të parë ajo u shfaq edhe më e sofistikuar dhe gati për të prekur ëndrrën e saj.

Jam përpjekur ta kërkoj. Përgjigjja që kam marrë është se ishte kthyer në endacake. Kam refuzuar ta besoj.
Se çfarë ka ndodhur me yllin shqiptar që ka përfunduar e braktisur është një pyetje shumëmilionëshe.
Zhgënjimi nga ëndrra amerikane apo diçka tjetër?

Çfarë i ka ndodhur Parashqevisë që duroi komunizmin, i mbijetoi epshit të burrave dhe asaj Parashqevisë që u shfaq me peliçe dhe në një vilë buzë oxhakut në Amerikë?

Çfarë mund të ketë ndodhur me njeriun që shqiptarët do të paguanin gjithmonë për ta dëgjuar tek këndon?
Janë pyetje retorike.

Por sot do doja të bëhemi shumë e ta shpëtojmë Parashqevinë, gjithmonë nëse jemi ende në kohë, që ajo të pranojë të shpëtohet.

Ambasada shqiptare në SHBA mundet të kërkojë informacion dhe shteti shqiptar duhet të bëjë diçka për një artiste, ashtu siç për shumë artistë ka lidhur pension të posaçëm. Detyrimi moral që i kemi njerëzve të artit që të mos poshtërohen. Detyrimi që i kemi çdo njeriu që të ketë një pleqëri me dinjitet, në fakt.

Nëse familjarët e kanë braktisur, Parashqevinë duhet ta shpëtojmë ne, si shtet e si shoqëri, sepse po, fatet janë individuale edhe Parashqevia i përket Amerikës, se është qytetare atje mbi 30 vjet, por mbetet e Shqipërisë e kjo s’e bën atë të huaj dhe as e zvogëlon përgjegjësinë morale për një shqiptare që në kohën e vet i dha popullit të vet muzikë, bukuri, ëndërr.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME