Categories Lajme

Është përcjellë për në banesën e fundit 16-vjeçarja Xhesika Malaj, fjalët prekëse të priftit: U sakrifikua si Jezu Krishti

Është përcjellë për në banesën e fundit 16-vjeçarja shqiptare, Xhesika Malaj, e cila u vra barbarisht me thikë nga babai i saj. Taulant Malaj goditi për vdekje me thikë të bijën, fqinjin italian dhe plagosi gruan. Kjo e fundit, Tefta Malaj, mori pjesë në funeralin e vajzës së saj, ndërsa qëndronte në një karrocë me rrota pasi kishte lënë për disa orë spitalin.

“Dashuria për nënën tënde të shtyu ta mbroje me trupin tënd, dhe si Jezusi e dhatë jetën për të, nga dashuria”. Kështu thaDon Renato Borrelli, famullitar i kishës së Punëtorëve Hyjnor të Torremaggiore (Foggia), në predikimin e tij pasi nëna mbijetoi falë ndërhyrjes së vajzës së saj që u përpoq ta mbronte. Famullitari iu drejtua viktimës së re duke e quajtur: “E dashur heroinë e vogël, sa i ngjan Jezusit në atë gjest tënd”. Më pas, Don Borrelli shtoi: “Sot je dhe do të jesh gjithmonë në Parajsë. Rinia jote tani ka lulëzuar përgjithmonë në parajsë”.

Sipas mediave italiane, në varrim ka edhe nxënës nga shkollat ​​e mesme klasike dhe shkencore të Torremaggiore (Foggia). E reja ndoqi shkollën e mesme klasike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME