Categories Lajme

Është plot 105 vjeç/ Njihuni me shqiptarin që ka mbajtur 96-të herë Ramazanin

Nazim Neziri është emri i shqiptarit nga Kosova, i cili ka mbajtur plot 96-të herë Ramazanin.

Ai është 105-vjeç dhe ka filluar që në moshën 8-vjeçare të mbaj Ramazan. I moshuari tregon se mbajtja e Ramazanit i sjell atij qetësi shpirtërore.

Ai ka thënë për RTV Dukagjinin:

“Tre muaj kam agjëruar. Muajin Shaban, Rexhep dhe tash Ramazanin. Ramazanin e kemi prit hasret. Kur vjen iftari të shtohet jeta. Shtrohet buka, bën iftar falet Akshami, pastaj falet Teravia. Ka dashur Zoti që muslimani të agjërojë.”
I moshuari tregon edhe se më parë njerëzit mbanin më shumë Ramazan.

Më tej ai ka thënë:

“Në të kaluarën më mirë e kanë agjëruar Ramazanin. Ka pasur “shyhret”. Tash po hanë shumë [në Ramazan]. Kur vinte iftari gëzoheshim shumë. Thirrnim hoxhën dhe dhjetë apo dymbëdhjetë tjerë për iftar. Pastaj falnim Teravinë. Sevap është në Ramazn të agjërojmë.”

Nazim Neziri ka tetë nipa dhe 12 stërnipa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME