Categories Lajme

“Është turp, që të uleni me Gjinushin,” debat në Komisionin e Medias, largohet kryetarja: Gazetarët e dinë kush është

Në mbledhjen e Komisonit të Medias sot ka pasur debate. Që në fillim të mbledhjes është larguar kryetarja e këtij komisioni Fatjona Dhimirtri.

“Është turp, që të uleni me Gjinushin. Refuzoj që të ulem në një tryezë me ju. Madje dhe gazetarët e dinë shumë mirë se kush është zoti Gjinushi. Ardhja në komision është një turp.” , është shprehur ajo dhe menjëherë është larguar nga salla.

Theksojmë se Presidenti Ilir Meta, ka përdorur forcën e dekretit për të refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Me një dekret presidencial, Meta dha arsyet pse sipas tij, ka bërë këtë refuzim. Sipas tij procesi i zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka qenë me probleme, dhe në momentin e zgjedhjes, Gjinushi ishte kryetar Partie.

Gjinushi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave (ASH) më 24 maj, ndërkohë që largimi nga partia rezulton në datën 5 qershor, duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjen e kryetarit të ASH.

Për këtë vendim të Metës, Gjinushi është shprehur se nuk ka asnjë uzurpim për këtë institucion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME