Estonia ka zgjatur gjendjen e saj të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, që ishte vendosur deri më 1 maj, por edhe njoftoi lehtësimin e parë të masave të rrepta kufizuese. “Meqenëse dalja nuk do të bëhet brenda natës, por në faza dhe me kujdes, ne kemi vendosur sot që të zgjasim gjendjen e urgjencës deri më 17 maj’, tha kryeministri Juri Ratas.”Duke pasur parasysh numrin në rënie të infeksioneve të reja në dy javët e kaluara, kufizimet gjithashtu mund të lehtësohen nëse situata mjekësore e lejon”, shtoi ai.
Ekipi qeveritar i krizës nga koronavirusi paraqiti për këtë qëllim një strategji daljeje. Sipas Ratas, kabineti qeveritar pritet të marrë një vendim javën e ardhshme.
Plani parashikon një lehtësim gradual dhe bazohet në kritere kryesore. Ai nuk përmban një orar. “Hapat e ardhshëm duhet të synojnë rimëkëmbjen ekonomike në një mënyrë të arsyeshme dhe të ekuilibruar”, u citua Ratas në një deklaratë zyrtare të qeverisë. Deri tani, Estonia ka pasur 1 605 infeksione të konfirmuara koronavirus dhe 46 vdekje. Vendi i BE-së me 1,3 milion banorë ka qenë më i prekur nga koronavirusi midis tre shteteve balltike.