Categories Lajme

Euro dhe taksat, lehtësohet shërbimi i borxhit, 400 mln euro kosto në gjashtë muajt e parë të vitit

Nuk është vetëm borxhi në raport me PBB, që është ulur ndjeshëm për shkak të rritjes së të ardhurave buxhetore dhe kursit të këmbimit, por edhe kostot e shërbimit të huasë shtetërore. Megjithëse kostot e shërbimit të borxhit janë rritur në terma reale, ato rezultojnë ndjeshëm më të ulëta këtë vit të matura në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, kostot e shërbimit të borxhit rezultojnë në mes të këtij viti sa 1.84% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, dukshëm më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë, kur totali i kostove të shërbimit të borxhit ishin sa 1.97% e PBB.

Fenomeni është i ngjashëm me të dhënat e borxhit qeveritar në total, i cili edhe pse në rritje, rezulton në rënie të fortë i matur në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto për shkak të prurjeve të larta buxhetore në arkën e shtetit, si dhe kursit të favorshëm të këmbimit. Në realitet, në gjysmën e parë të këtij viti, shërbimi i borxhit i ka kushtuar qeverisë 40.1 miliardë lekë, apo afërisht 400 milionë euro me kursin e sotëm të këmbimit. Shifra është më e lartë se në gjashtëmujorin e parë të vitit të shkuar, kur shërbimi i borxhit i kushtonte Qeverisë 39.7 miliardë lekë, apo afërisht 395 milionë euro. Megjithëse në realitet borxhi publik ka vijuar të rritet përgjatë këtij viti, duke kaluar pragun e 1.4 trilionë lekëve, vlera në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto rezulton 64.7% në mesin e këtij vit, me rënie prej plot 10% krahasuar me vitet 2020-2021.

Huaja shtetërore rezulton në muajin qershor 13.2 miliardë euro, rreth 1.2 miliardë euro më shumë se një vit më parë. Rënia në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto i detyrohet tërësisht rritjes së PBB për shkak të çmimeve dhe kursit të këmbimit. Vlerat e borxhit janë llogaritur në dokument nga Ministria e Financave me kursin euro-lek 106 lekë, në një kohë që monedha e përbashkët po lundron këto muaj në ujëra edhe më të cekëta. Matur me kursin aktual të këmbimit, borxhi publik është edhe më e i ulët se 64.7% i Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME