Categories Lajme

Flasin fqinjët e viktimës në Qerret: Sot nisën punimet, Shabani po prishte banesën e vjetër…

Mesditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret ku Shaban Shehi, 55 vjeç humbi jetën pasi tarraca e banesës së tij e zuri poshtë së bashku me 27-vjeçarin Alfred Roshi, i cili ishte punësuar nga Shehu.

Fqinjët e viktimës kanë folur për mediat ku shprehen se viktima sot kishte filluar punimet teksa po prishte banesën e vjetër gjatë kohës kur tarraca e zuri poshtë.

“Shabani ka qenë pronar dhe do e shembte atë shtëpinë aty. Risku atyre, ça me thënë, kot me fol. Po sot e kanë filluar (punimet), gjynah. I njoh se unë jam rritur këtu edhe këto kanë 20 e ca vite që kanë ardhur këtu. Risku i tyre, ja kanë bërë shtëpinë aty. Kanë qenë duke shembur shtëpinë e vjetër, ju ka rënë tarraca poshtë”, tha fqinji.

Gjithashtu edhe një tjetër fqinj i Shehut shprehet se banesa ishte e vjetër dhe viktima po punonte për shembjen e saj teksa gjeti vdekjen.

“I njohim, komshi i kemi. Unë tani erdha sa jam duke dëgjuar këto. Kanë qenë duke e prishur, janë shtëpi e vjetër kanë qenë duke e shkatërruar kur e ka zënë, kështu siç thonë këta. Po si nuk e njohim këtu e kam shtëpinë unë”, tha ai.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Po merren dëshmitë e familjarëve sa i përket pjesës së pasme të banesës, ku edhe po punonin.

Nga verifikimet e para flitet për një godinë të vjetër dhe të armotizuar. Kanë qenë familjarë të viktimës dhe fqinjët që kanë njoftuar zjarrfikësit. Është dashur të paktën 40 minuta ndërhyrje për të nxjerrë personat e mbetur nën rrënoja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME