Categories Lajme

Euro e mbyll vitin 2025 në nivelin më të ulët historik, vetëm 96,6 lekë

Euro po e mbyll 2025-n në nivelin më të ulët historik. Këtë fund-dhjetor, valuta europiane po këmbehet për mesatarisht vetëm 96.6 lekë. “Tradicionalisht, në prag të çdo fundviti vërehet një rritje e ofertës së euros në treg. Kjo lidhet me kthimin e emigrantëve, shtimin e remitancave dhe shpenzimet e fundvitit, të cilat rrisin ndjeshëm qarkullimin e valutës europiane dhe ushtrojnë presion mbi kursin e këmbimit”, thotë Romina Radonshqi, eksperte ekonomie. 

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se që nga fillimi i vitit, euro ka humbur plotë 1.62 pikë. Ndërkohë krahasuar me një vit më parë, valuta europiane është tkurrur me 1.54 pikë. Kjo edhe si pasojë e turistëve që ende vijojnë të vijnë në Shqipëri.  “Gjatë këtij viti kemi pasur një kombinim faktorësh shumë të fortë: rritje të remitancave dhe një fluks ende të lartë turistësh. Të dy këta elementë kanë futur më shumë euro në ekonomi, ndërsa kërkesa për lekë është rritur, duke e dobësuar më tej euron”, thotë Radonshiqi. 

Euro po rrudhet shpejt, përballet me një realitet të ri shqiptar, ku fuqia vendase e parasë po fiton besim dhe pavarësi. Bashkë me të po tkurren edhe valutat e tjera e në vend si dollari amerikan, paundi britanik apo franga zviceran kryesore.  “Një faktor që nuk mund të anashkalohet është edhe prania e parasë informale. Qarkullimi i sasive të mëdha të euros, që nuk kalojnë gjithmonë në kanale formale bankare,ndikon në rritjen e ofertës valutore dhe e shtyn kursin e këmbimit në nivele historikisht të ulëta”, thotë RadonShiqi. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se deri në tetor u këmbyen plotë 11.3 miliardë euro, shifër kjo 2 deri në tre herë më e lartë se në vitet 2019, 2020 apo 2021. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Garantuan rendin gjatë sezonit turistik, punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë

Punonjësit e policisë në nivel vendor do të marrin shpërblim lidhur me punën e bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja cili qytet i Shqipërisë tërhoqi vëmendjen e turistëve këtë fundvit

Ndërsa viti 2025 po mbaron, qyteti simpatik i Korçës në juglindje të Shqipërisë është shfaqur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapeni derën, ose do e thyejmë”, tensione sërish në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë për mungesën e ujit!

Ka nisur protesta para bashkisë së Vlorës nga qytetarët, pasi prej katër ditësh kanë mungesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërron jetë në burgun e Lezhës 50-vjeçari! Merrte mjekim të detyruar

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës. I dënuari Sotir Shabani është konstatuar nga oficeri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

Erozioni i brigjeve të lumenjve dhe i bregdetit në zonën veriore të vendit po merr…

LEXO ME SHUME