Categories Lajme

Euro vijon të forcohet në tregun vendas, kap nivelin më të lartë që nga muaji maj

Edhe gjatë ditës së sotme, monedha e përbashkët europiane ka fituar pikë ndaj Lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro është këmbyer me 123.18 lekë, rreth 0.28 pikë më shumë se një ditë më parë. Ky është niveli më i lartë që nga 15 maji i 2019-s.

Brenda muajit tetor euro ka rikuperuar me një pikë ndaj lekut. Sipas aktorëve kryesorë të kursit të këmbimit aktualisht në treg po këmbehen volume të ulëta, pasi tetori dhe nëntori, njihen si muaj “të vdekur” për tregtinë.

Sipas tyre, kjo është një periudhë normale rikuperimi, e pritshme, pas nënçmimit sezonal, gjatë muajve të verës, ku prurjet nga turistët dhe emigrantët bën që euro të prekë nivele të reja të ulëta.

Megjithatë aktorët e tregut thonë se nuk përjashtohet as blerjet e valutës nga ndonjë kompani e madhe, e cila është reflektuar direkt në treg, për shkak të volumeve të ulëta.

Ndryshe nga euro, dollari amerikan ka humbur pikë sot ndaj lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar këmbehej gjatë ditës së sotme me 111.82 lekë, apo rreth 0.12 pikë më pak se një ditë më parë, duke reflektuar kështu rikuperimin që ka pasur euro në tregjet ndërkombëtare. Në tregjet ndërkombëtare, monedha euro preku nivelin më të ulët të 12 muajve të fundit në raport me dollarin amerikan, gjë e cila u reflektua edhe në tregun vendas me dollarin që kapi nivelet më të larta që prej fundit të 2017-s. /Monito

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME