Categories Lajme

Eurodeputeti grek takon Belerin në burg: Lironi Fredin! Himarjotët janë në zemrën tonë

Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis, i cili gjithashtu është kryetar i Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri erdhi në Tiranë. Takoi Fredi Belerin në burg dhe më pas bashkë me ambasadoren greke shkoi në Himarë.

Takoi një grup qytetarësh, përkrahës të Belerit, që fitoi zgjedhjet në 14 Maj, por ndodhet në burg me akuzën e blerjes së votave. Në një bisedë me gazetarët Manolis Kefalogianis u shpreh se nuk do të heqin dorë nga apelet për lirimin e Belerit dhe se kjo dosje është kryefjalë e Athinës.

“Fredi Beleri më tha se nuk do të heqë dorë, nuk do të bëj asnjë hap mbrapa. Do të luftoj për të drejtat e himarjotëve, të cilët e meritojnë të gjithë këtë sakrificë që ai po bën.

Beleri më tha gjithashtu se jam gati të qëndroj në burg aq sa duhet, për të përfaqësuar interesat e tyre, kur e drejtësia të fitoj dhe ai të lirohet, për të qenë kryebashkiaku juaj.

Lirimin nga burgu të Fredi Belerit kryeministri (grek) e ka vënë shumë lartë në axhendën e tij, i ka dhënë prioritet maksimal. Madje edhe fjala e tij e para që mbajti në këshillin ballkanik në Lituani, ishte pikërisht çështja e Fredi Belerit.

U bë gjithashtu mbledhja e NATO edhe aty kërkuan që Fredi Beleri të lirohet sa më shpejtë. Edhe në Bruksel u bë votimi nga të gjithë eurodeputetët, nëse duhet të lirohet ose jo Fredi Beleri dhe shumica prej tyre dhanë aprovimin e tyre”

Dua t’ju them se himarjotët janë në zemrën e të gjithë grekëve, mbi të gjitha të parit të tyre, Mitsotakis. Kryeministri ju shpreh respektin e tij më të madh për qëndresën që ju po bëni në këtë çështje.

Nuk harrojmë që në vitet e vështira, në regjimet strikte të Shqipërisë, himarjotët ditën të thoshin jo. Të gjithë e dinë historinë e Himarës dhe luftën që kanë bërë himarjotët. Dimë forcën e shpirtit të tyre. Kjo është gjëja që duhet për të cuar këtë cështje përpara” tha ai ndër të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME