Categories Lajme

Europa nuk shikon më në Lindje për zgjerimin, Rama: Maqedonia para Shqipërisë? Mund të destabilizojë rajonin

Europa ka ndaluar së pari në Lindje‘. Kështu e hap Euronews intervistën me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian drejt Ballkanit duket se ka ngelur në vendnumëro. Kjo është ajo që thotë kryeministri Rama, sipas Euronews i  hidhëruar për përparësinë që mund të ketë Maqedonia Veriore mbi Shqipërinë në bisedimet e pranimit. Një fakt që sipas tij, vijon më tej Euronews duke cituar Ramën “mund të destabilizojë tërë rajonin”.

Ne duhet të përballemi me atë që gjithnjë e më shumë vendimmarrja e Këshillit të Europës nuk bazohet në atë që ne bëjmë, në ato që bëjnë vendet si ne, por në situatën e brendshme ose dinamikën e brendshme politike në shtete të ndryshme anëtare. Për ne, Evropa nuk është thjesht një proces burokratik, ose nuk është thjesht një bashkim i vendeve të zhvilluara që dëshirojmë, shpresojmë ose ëndërrojmë të bashkohemi. Evropa është ajo që ishte për baballarët themelues, para së gjithash një projekt i paqes dhe bashkëpunimit” thotë Rama, teksa gazetarin e Euronews e priti me pantallona të shkurtra dhe zbathur në rezidencë.

Për Euronews ka folur edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca. Ai vlerësoi reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, por shtoi se ka ende punë për të bërë. ‘Ka zona ku institucionet shqiptare në tërësi duhet të vazhdojë të punojnë. Lufta kundër korrupsionit është një luftë e përditshme, po ashtu lufta kundër krimit të organizuar të cilin trafiku i drogës po ia ndryshon lëkurën” tha ai. Vendimmarrja për Shqipërinë është shtyrë nga qershori për në shtator.Shqiptarja.com.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME