Categories Lajme

Europol operacion në 4 shtete, arrestohen 105 persona

Një operacion i koordinuar nga Europol në 4 shtete ka çuar pas hekurave 105 persona në disa vende të ndryshme të botë të cilët akuzohen se kanë kryer 12 milionë euro mashtrim me kartat bankare.

Në njoftimin e Europol thuhet se operacioni i koordinuar nga Europol dhe i udhëhequr nga Policia Kombëtare Spanjolle dhe Shërbimi Sekret i SHBA ka çuar në çmontimin e një grupi të krimit të organizuar të përfshirë në mashtrim dhe pastrim parash. Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 430 mijë euro cash.

Organizata e cila përbëhej kryesisht nga shtetas grekë ka krijuar një kompani në SHBA duke hapur llogari bankare në emër të saj. Për të fituar besimin e institucioneve ata bënin transferimin në llogarinë e tyre me bazë në SHBA nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian.

Gjatë operacionit, Europol ngriti një qendër koordinimi në selinë e saj me përdorimin e një postë komanduese virtuale për të mundësuar oficerët e ndërlidhjes nga vendet e përfshira, ekspertët e Europol dhe një përfaqësues nga Eurojust për të koordinuar aktivitetet operacionale. Europol gjithashtu vendosi një analist në Greqi për të siguruar mbështetje analitike në kohë reale për hetuesit në terren./mv.abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME