Categories Lajme

Eva Millona, shqiptarja e parë që emërohet në postin e lartë të administratës Biden

Një shqiptaro-amerikane është emëruar Ndihmës Sekretare në Departamentin e Sigurisë së Brendshme në SHBA.

Bëhet fjalë për Eva Millonën, e cila ka studiuar drejtësi ne Universitetin e Tiranës në vitet 1980 Ky është posti më i lartë që një shqiptare merr ndonjëherë në administratën amerikane, aktualisht në administratën e Biden.

Por kush është Eva Millona?

Ajo ka praktikuar të drejtën civile dhe penale para se të bëhej gjyqtarja më e re e rrethit e emëruar ndonjëherë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, ku shërbeu nga vitet 1989 në 1992.

Pasi emigroi në SHBA, ajo drejtoi programin e rivendosjes së refugjatëve në Massachusetts Qendror, dhe me pas ne 1999 u bashkua me MIRA (Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition), duke shërbyer fillimisht si Drejtore e Politikave dhe Avokatisë dhe më pas si Zëvendës Drejtore.

Ajo u bë Drejtore Ekzekutive në vitin 2008, dhe sot njihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si një eksperte dhe udhëheqëse në politikën e imigracionit dhe integrimin e imigrantëve dhe refugjatëve.

Millona ka marrë shumë çmime për avokatinë dhe udhëheqjen e saj, përfshirë këtu çmimin prestigjioz në 2009 “Outstanding American by Choice” nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA, si dhe Çmimin e Drejtësisë Sociale të Bankës “Wainwright” në 2010.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME