Categories Lajme

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 50-vjeçari

Tepelenë, Vijon kontrolli masiv i territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrolleve u organizua dhe u finalizua me sukses, operacioni policor i koduar “Autumn”.

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 50-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Autumn”, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Zhulaj, Memaliaj, kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve hetimore u ndalua autori i këtij rasti kultivimi, shtetasi S. K., 50 vjeç, banues në fshatin Zhulaj, Memaliaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME