Në Serbi u mbajtën sot zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale, ndërsa kanë nisur të dalin edhe rezultatet e para. Sipas Exit Poll-eve, Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë katër mandate. Sipas projeksioneve të para të Ipsos dhe Cesid në rezultatet e bazuara në 44.1% mostrës së përpunuar del se partia e presidentit aktual Aleksandar Vuçiç SNS ka fituar 63.4% të votave në zgjedhjeve e sotme parlamentare në Serbi.
Alternativa Demokratike Shqiptare – 4 mandate
Partia e Vuçiçit – 180 mandate
SPS e Ivica Daçiçit – 30 mandate
Partia e ish-sportistit Aleksandar Shapiç – 11 mandate
Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë, ndërsa rreth 51 mijë qytetarë serbë votuan nga qendrat e votimit të ngritura në Kosovë. Duhet theksuar fakti se, partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike kanë garuar me një listë të përbashkët
