Categories Lajme

Gruaja tregon çfarë i bënte ish-bashkëshorti

Prej shtatë vitesh, Blearta ka jetuar nën dhūnën fizike dhe psikologjike të ish-bashkëshortit dhe familjes së tij, ndërsa pas ndarjes ata i kanë marrë edhe të birin. Në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në TV Klan ajo rrëfeu historinë e saj ët trishtë, ku tha se madje para se vjehrra ta përzinte nga shtëpia, ajo dhe burri i saj flinin në dhoma të ndara. Pasi largohet nga shtëpia e tyre dhe kthehet tek prindërit, ajo nxjerr një urdhër mbrojtje dhe djalin e tyre, që sot është 7 vjeç arrin ta marrë me vete. Por djali i xhaxhait të bashkëshortit vjen tek shtëpia e tyre dhe me mirëkuptim kërkon që të marrë djalin dhe ta çoja tek Edmondi, që është burri i saj dhe më pas ta sjellë sërish.

Blerta pranoi dhe bën edhe një deklaratë dore. Por premtimi nuk u përmbush, pasi që nga qershori i viti 2018 dhe deri tani, nëna nuk e ka takuar më djalin e saj, edhe pse ajo ka fituar kujdestarinë e tij.

Blerta: Vjen vjehrra, kishim 3 ditë që nuk flisnim me vjehrrën, edhe burri nuk fliste, flija më vete, nuk flinim bashkë.

Feruze: Pse nuk thua moj Blerta, se tani e mora vesh, ke fjetur në ashef përjashta në muajin Nëntor, që atje në Korçë nuk fle sot pa rroba, jo më në Nëntor. Pse nuk më the, mama më kanë nxjerrë në ashef. Burri jot flinte brenda, të merrte dhe fëmijën e mbante në krevat dhe ty të linte në ashef. Telefon kishe, më merrje në telefon.

Blerta: Ai më kërcënonte zonja Eni për prindërit. Nëse ti do të ikësh, unë do të vrās prindërit, vëllezërit, motrat sepse ti ikën nga qejfi këtu, se ty nuk të mungon asgjë. Se ata e quanin po të haje bukë atje, e quanin gjithçka, e quanin lumturi. Unë atje asnjë ditë të bardhë nuk pashë. Kam menduar vetëm për fëmijën që mos e lë pa baba. Atë mëngjes vjen vjehrra dhe thotë ti ik nga shtëpia, se ti nuk je për çunin tim, kur nuk fle me burrin, ik në shtëpinë tënde. Por fëmijën nuk ke për ta parë më kurrë tha. Unë do shes shtëpinë dhe ti fëmijën nuk ke për ta parë më kurrë me sy. Dhe po del e vërtetë, se unë po bëj 2 vjet e gjysmë që nuk e shikoj atë fëmijë. Unë mora babin në telefon.

Eni Çobani: E tmerrshme! Pra ajo kērcënon që do shes dhe shtëpinë dhe ti djalin nuk ke për ta marrë. Shitja e shtëpisë patjetër që nënkupton korrupsionin, pra ajo grua pretendon që në cfarëdolloj forme, do bëjë që këtë djalë ta ndajë nga mamaja. Nuk e di këtë fëmijë e ka bërë zonja apo e ke bërë ti. Si ka forcë një gjyshe të bëjë kërcënime të tilla.

Blerta: Ajo atë e quante si fëmijën e vet, më thoshte ti nuk di.

Feruze: Blerta faji jot është kështu që ti nuk e ke fëmijën sot në dorë, se fëmijën ti…

Blerta: Zonja Eni unë vajta në polici!

Feruze: Prit dëgjo mamanë këtu! A e mora fëmijën unë, që ma solli policia, e mbajtëm dy muaj e gjysëm fëmijën aty. Pse i besove ti Elton Gongos dhe i dhe fëmijën? Pse i besove? Kush është Elton Gongo? Ai është njeri i atij dhe ta mori fëmijën ta çovi tek ai dhe ti nuk e pe.

Blerta: Zonja Eni unë atë gjë e kam bërë me deklaratë.

Feruze: Kur të doli fëmija në telefon dhe tha mami mos më merr më, se nuk jam fëmija yt më ka gjetur babi tek lakra dhe më ka rritur nëna. A të tha kështu?

Blerta: Ashtu e mësonte vjehrra! Zonja Eni u bëra deklaratë pastaj ja dhashë atij, se nuk doja ta ndaja fëmijën nga babai./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME