Categories Lajme

Facebook pezullon faqen e Netanjahut për shkak të gjuhës së urrejtjes

Facebook-u njoftoi se ka pezulluar faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për shkak të shkeljes të politikës së kompanisë që lidhet me përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Facebook-u njoftoi të enjten se rrjeti social e ka pezulluar faqen për 24 orë.

Nëpërmjet faqes së kryeministrit izraelit u bëhej thirrje votuesve të parandalonin krijimin e një qeverie të përbërë sikurse thuhej: ”nga arabë që duan të na shkatërrojnë të gjithëve, gra, fëmijë dhe burra”. Postimi shkaktoi zemërimin e politikanëve të opozitës.

Zoti Netanjahu e mohoi të ishte ai autor i postimit gjatë një interviste për radion izraelite “Kan Reshet Bet”. Ai tha se bëhej fjalë për një gabim nga një përfaqësues i stafit të tij dhe se postimi ishte hequr.

Kryeministri izraelit Netanjahu po lufton për mbijetesën e tij politike në pritje të zgjedhjeve që mbahen javën e ardhshme. Ai po ushqen votuesit nacionalistë me gjuhë të fortë dhe premtime të një linje të ashpër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Vlonjati tenton arratisjen nga burgu i Shënkollit, është kapur nga forcat e sigurisë rreth 500 metra më tej

Një i burgosur në burgun e Shënkollit ka tentuar ditën e djeshme arratisjen. Bëhet fjalë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, në pranga 2 shtetas

Berat/Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Vihen në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë \ Ishte arratisur nga paraburgimi, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte arratisur nga paraburgimi, ka rënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre punonjësi i policisë

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër – Tiranë. Në këtë aksident është përfshirë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

23-vjeçarja përfundon në spital nga dhuna e babait dhe vëllait, arrestohen të dy

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi kanë dhunuar vajzën dhe motrën…

LEXO ME SHUME