Categories Lajme

Emri/ Vlonjati tenton arratisjen nga burgu i Shënkollit, është kapur nga forcat e sigurisë rreth 500 metra më tej

Një i burgosur në burgun e Shënkollit ka tentuar ditën e djeshme arratisjen.

Bëhet fjalë për të burgosurin Adriano Berisha, 31 vjeç, nga Vlora, i cili ka tentuar të arratiset, por është neutralizuar nga forcat e sigurisë. I burgosuri ka kaluar rrethimin, por është kapur nga forcat e sigurisë rreth 500 metra më tej.

Njoftimi: Në datën 11 dhjetor 2025, pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale IMP Lezhë, i cili funksionon si institucion i posaçëm mjekësor, u konstatua një tentativë për largim nga ambientet e institucionit e një personi ndaj të cilit është caktuar masë mjekësore “mjekim i detyruar në institucion mjekësor”, me vendim gjykate.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, gjatë një aktiviteti ndihmës për sistemimin e mbeturinave në regjimin e jashtëm të institucionit, nën mbikëqyrjen e punonjësve të sigurisë. Gjatë këtij procesi, personi në fjalë ka kaluar telin e perimetrit të jashtëm, duke tentuar largimin nga territori i institucionit.

Menjëherë pas konstatimit, rreth orës 09:33, ai është kapur dhe neutralizuar në afërsi të institucionit nga punonjësit përgjegjës, pa pasur rezistencë apo kundërshtim nga ana e tij dhe pa asnjë incident apo rrezik për punonjësit apo komunitetin.

Theksojmë se IEVP Lezhë është institucion mjekësor i posaçëm, ku zbatohen masa sigurie të përshtatura për pacientë dhe jo për të dënuar apo të paraburgosur. Kjo kategori personash trajtohet në mënyrë të diferencuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet mjekësore e të të drejtave të njeriut.

Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar strukturat kompetente, përfshirë prokurorinë e juridiksionit të përgjithshëm Lezhë, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), për vijimin e procedurave ligjore dhe administrative përkatëse.

Institucioni vijon funksionimin normal, ndërsa masat organizative dhe të sigurisë po rishikohen në mënyrë parandaluese, në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të menaxhimit dhe sigurisë së pacientëve dhe stafit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME