Categories Teknologji

Facebook planifikon të ndryshojë emrin

Gjiganti teknologjik amerikan “Facebook” javën tjetër mund të shpallë lajmin për ndryshimin e emrit, shkruajnë mediet amerikane. Rrjeti social është zgjeruar shumë dhe kërkon të hyjë në një treg të ri, duke sjellë një epokë të re për realitetin virtual të emërtuar metaverse.

Konferenca e ardhshme të Facebook Connect më 28 tetor mund të jetë data kur shefi i Facebookut, Instagramit, Whats Appit, Mark Zuckerberg do të bëjë njoftimin e tij.

Një investim i fundit i Zuckerbergut, një një projekt Oculus, ka sjellë fokus më të madh të tij në realitetin virtual. Një strategji të ngjashme në vitin 2015 ndodqi edhe Google kur krijoi një kompani të re mëmë për veten të quajtur Alphabet.

Konkurentë dhe ekspertë të financave në Amerikë thonë se Facebooku është në mes të një krize. Ka pasur akuza të forta ndaj tij, teksa edhe një ish-zyrtare e lartë foli përpara administratës amerikane ku hodhi akuza të forta se përparësi ka fitimi për kompaninë se qytetari.

Po sipas ekspertëve të fushës, planet për ndryshimin e emrit mund të jenë një justifikim i përshtatshëm për të vendosur pak hapësirë ​​midis markave të tjera të kompanisë dhe reputacionit jo të mirë që platforma ka marrë kohët e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME